RMV, në fund të muajit pensionet do të rriten për 7%

1


Pensionistët në fund të muajit do të marrin pensione më të larta për rreth 7%, deklaroi ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, transmeton Portalb.mk.

Ministrja informoi se diku rreth 36.000 amvisëri janë pranues të ndihmës së garantuar minimale, të cilët janë të kyçur në sistemin për mbrojtje sociale.

“Sistemi nga viti 2019-të në pjesën zvogëlimit të varfërisë jep efekte veçanërisht në pandemi dhe krizë ekonomike me të cilat përballemi. Është sistem i hapur i cili shpejtë i kyç të gjithë ata që në ndonjë moment janë gjetur në situatë që materialisht të jenë të pasigurt. Ekzistojnë masa edhe për familjet të cilët janë me një prind, si edhe për ato ku kanë dy, tre ose më shumë fëmijë, shtesë për fëmijë dhe arsim, të cilët me të vërtetë përfshijnë numër shumë më të madh se familjet për dallim nga sistemi paraprak, i cili i ka kufizuar familjet që të pranojnë shtesë”, tha Trençevska.





Huazuar nga