Princi George dhe princesha Charlotte marrin pjesë në funeral

1


Trashëgimtari i fronit William dhe bashkëshortja e tij Kate vendosën se dy fëmijët e tyre George dhe vajza Charlotte ishin mëse gati për të marrë pjesë në funeralin e Mbretëreshës Elisabeta e dytë.

Të dy ata 7 dhe 9 vjeç, të cilët janë të dytët dhe të tretët në radhën e fronit, do të marrin pjesë në procesionin e sotëm, ndërsa sytë e botës shohin drejt Londrës qendrore.

Mbrëmë u konfirmua se Princi dhe Princesha e Uellsit do të sjellin George, nëntë vjeç, dhe Charlotte, shtatë vjeç, një “vendim kolektiv familjar” për t’i bërë ata, atë që mendohet se janë më të rinjtë që kanë marrë ndonjëherë një rol qendror në një rast kaq të rëndësishëm.

Gjyshi i tyre, Mbreti Karli i tretë me bashkëshorten Mbretëreshë do të jenë menjëherë pas arkivolit, të ndjekur nga mbretërorët e tjerë.

George dhe Charlotte shtatë-vjeçare do të ecin krah për krah pas prindërve të tyre, të ndjekur nga xhaxhai dhe tezja e tyre, Duka dhe Dukesha e Sussex-it.

Ata gjithashtu pritet të jenë në shërbimin e fundit në kishën e St George në Windsor, më vonë sot.
Ndërkohë Vëllai i tyre katërvjeçar Princi Louis, nuk pritet të marrë pjesë në ceremoni.


Top Channel





Huazuar nga