Në Maqedoninë e Veriut për 25,1 përqind, ndërsa rekordi në Turqi ku për 90,3 përqind u rritën çmimet

1


Shqipëria rezulton me nivelin e inflacionit të çmimeve të produkteve ushqimore më të ulëta krahasuar me vendet e rajonit, pjesë ose jo e Bashkimit Evropian, raporton Klan.

Kështu rezulton në raportin më të fundit të Bankës Botërore për Sigurinë Ushqimore, i cili bën një analizë të efekteve që ka shkaktuar lufta në Ukrainë në çmimet në produktet ushqimore dhe gjendjen e prodhimit dhe të furnizimit.

Rritja e çmimit të produkteve ushqimore në Shqipëri është thuajse sa gjysma e rritjes së raportuar në pothuaj të gjithë vendet e rajonit si Bosnje Hercegovina, Kosova, Bullgaria, Serbia apo  dhe Mali i Zi.

Në gusht të këtij viti, sipas këtij raporti, çmimet në Shqipëri u rritën me 14,9 për qind, ndërsa në Malin e Zi me 24,4 përqind dhe në Maqedoninë e Veriut me 25,1 përqind. Rekordin e mban Turqia me një rritje deri në 90,3 përqind

Raporti vlerëson se indeksi i çmimeve bujqësore ka mbetur relativisht i qëndrueshëm dhe aktualisht është 1 pikë më i lartë.

“Inflacioni i çmimeve të brendshme të ushqimeve mbetet i lartë në mbarë botën, me inflacion të lartë që vazhdon pothuajse në të gjitha vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme dhe të vendeve me të ardhura të larta me inflacion të lartë është rritur ndjeshëm”.

Raporti vlerëson gjithashtu se rihapja e pjesshme e porteve të Detit të Zi të Ukrainës lehtësoi presionin mbi tregjet globale të ushqimit.





Huazuar nga