Ministri i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nesër pritet të dorëzojë dorëheqjen

1


Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski nesër do të dorëzojë dorëheqjen në Qeveri. Milevski, siç deklaroi për MIA-n, tërhiqet nga posti ministror për shkaqe personale.

Sipas Milevskit, deri në fund të javës pritet që partia e tij, Partia Liberal Demokrate (PLD) të propozojë kandidat të ri për ministër.

“Përjashtohet mundësia që të jetë ndonjë nga deputetët”, tha Milevski për MIA-n.

Goran Milevski është anëtar i PLD-së që nga viti 1995. Nga viti 2015 ai mban postin e kryetarit të PLD-së. Për ministër të Pushtetit Lokal është zgjedhur më 27 qershor 2019.





Huazuar nga