15 C
Debar
Sunday, September 25, 2022
BallinaSportMessi-Neymar udhëheqin PSG - Tv Klan

Messi-Neymar udhëheqin PSG – Tv Klan


12:28 19/09/2022


Argjentinasi shënon në fitoren ndaj Lyon, braziliani asist në ndeshjen e 100

Dyshja Nejmar-Messi është rikthyer në formën e dikurshme. Klasi i amerikano-latinëve ishte sërish vendimtar për Pari Së Zhërme që ruan ecurinë fantastike në elitën e futbollit francez. Kryeqytetasit iu falën një goli të 7 herë fituesit të “Topit të Artë”, Lionel Messi për të thyer Lionin dhe qëndruar e vetme në krye të Lig Ë, teksa kontribut dha edhe braziliani, njeriu-asist në këtë sfidë. Messi gjeti rrjetën brenda pesë minutave pas një kombinimi të zgjuar me Neymar, i cili bëri asistimin e tij të shtatë në kampionat këtë sezon. Në ndeshjen numër 100 në tij në Francë, Neymar shërbeu për Messin duke dhënë asistin e 44 me fanellën e Pari Së Zhërme, teksa vlen për tu përmendur se me kampionët, braziliani ka shënuar dhe 77 gola.

Për Messin ky ishte goli i gjashtë në të gjithë kompeticionet këtë sezon, duke premtuar se sëbashku me Neymar, shtuar këtu edhe Mbappe, PSG do të jetë kandidate potenciale për të triumfuar jo vetëm në Francë, por edhe në Europë.

Në përballje ndaj Lionit, Messi vendosi edhe një rekord personal. Argjentinasi kompletoi dy driblime ndaj kundërshtarëve, për ta dërguar në 1000 numrin e tyre. Një shifër e vendosur në harkun kohor të 8 sezoneve, dy prej të cilëve me PSG-në. Pas 8 javëve të para, kryeqytetasit kanë një epërsi prej dy pikësh me Marsejën, e cila gjithashtu nuk ka humbur ende një ndeshje këtë sezon.

Klan News

Të ngjashme





Huazuar nga

Te Fundit

  • Radio - Zëri i Dibrës
  • DibraNet.com
  • _blank
  • https://www.dibranet.com/wp-content/uploads/2022/09/zeri.jpg
  • ALL CATEGORIES
  • https://cast1.asurahosting.com:2199/proxy/adriatik/xiu