Mbreteresha Elizabetë II prehet në Windsor, pas ceremonisë madhështore që zgjati 10 orë dhe u ndoq mbarë botën!

1


Mbretëresha Elizabetë II prehet tashmë në paqe, në kapelën e Shën Gjergjit në Windsor.

Në fundin e ceremonisë së dytë fetare në Windsor, arkëmorti i Mbretëreshës Elizabetë u ul në Royal Vault, dhoma funebre e Kapelës së Shën Xhorxhit, në kështjllen Windsor. Funerali shtetëror i monarkes përmbyll në këtë mënyrë 10 ditë zije kombëtare të nder të asaj që në kohë ndryshimesh kaq të shpejta, siç tha drejtuesi i ceremonisë, David Conner, në këtë botë me probleme, me qetësinë dhe prezencës  dinjitoze, na dha besimin për t’u përballur me të ardhmen, ashtu siç u përball edhe ajo vetë, me kurajo e me shpresë.

Rreth 800 vetë morën pjesë në ceremoninë përmbyllëse, të shoqëruar më këngë kishtare. Anëtarët e familjes mbretërore, përfshirë mbretin Karl III, u larguan më pas nga faltorja e Shën Xhorxhit, që gjendet brenda Kështjellës, për tu rikthyer më pas në 19:30, me orën lokale kur Mbretëresha vendoset përfundimisht të prehet në krah të bashkëshortit të saj të ndjerë. Ceremonia e varrimit nisi nisur në mesditë, në Kishën Uestminister të Londrës, pikërisht vendi ku Elizabeta u martua e u shpall mbretëreshë.

“Do të takohemi sërish”, tha mes të tjerash në fjalën e tij kryepeshkopi i Kantburit, Justin Welby. Kjo ishte shprehja që monarkja vetë përdori në fjalimin e rrallë para kombit, pas shpërthimit të pandemisë së koronavirusit. “Dhimbja e kësaj dite, e ndjerë jo vetëm nga familja e mbretëreshës, por edhe nga i gjithë kombi, dhe vendet tjera në botë, lind nga jeta dhe shërbimi i saj i pakursyer në shërbim të vendit e popullit të vet”, shtoi Welby. Shërbesa në kishë u mbyll dy minuta heshtje.

Paskësaj, arkëmorti u nis për një shëtitje të fundit në rrugët e Londrës para se të dërgohej në Kështjellën Uindsor. Kësijoj, Britania i tha lamtumirë Mbretëreshës së saj. një ditë kjo shumë emocionuese për mjaft britanikë, e jo vetëm. Një ceremoni e tillë madhështore nuk ishte organizuar që prej varrimi i ish-kryeministrit, Winston Churchill.

Qindra mijëra vetë u mblodhën ti jepnin monarkes lamtumiren e fundit në kryeqytetin britanik, miliona të tjera e ndoqën ceremoninë mortore përmes ekranit të televizorit. Nuk ishin të paktë dhe ata qe zgjodhën të udhëtonin drejt Anglisë për ti bërë mbretëreshës nga afër nderimet e tyre. “Ajo ishte për një kohë të gjatë r pranishme në jetët tona. Jam këtu sepse mbretëresha është pjesë e historisë”, tha një prej tyre,  Alexandra Stevenson.

Elizabeta II ka vdekur më 8 shtator në moshën 96-vjeçare në Kështjellën Balmoral të Skocisë. Ajo ka qenë në fron për 70 vjet, më shumë se çdo monark tjetër i Mbretërisë së Bashkuar.