Kryetari i bashkisë së Tropojës: Rreshjet kanë shkaktuar dëme në bujqësi, ka shumë ura të dëmtuara

1


10:04 19/09/2022

Kryetari i Bashkisë së Tropojës, Rexh Byberi ka qenë në një intervistë për Klan News, ku ka treguar se si është gjendja në Tropojë dhe në fshatrat e saj pas përmbytjeve që shkaktuan reshjet e shiut në fundjavë.

“Bashkia e Tropojës sot ka mbledhur Komisionin e Emergjencave, ku po evidentojnë dëmet që kanë shkaktuar këto reshje, pothuajse në të gjitha njësitë administrative të rrethit të Tropojës. Sidomos dëmet të më mëdhaja kanë qenë në njësinë administrative të Bytycit, e Fierëzës dhe në shumë njësi të tjera administrative. Ka patur dëmtime të mëdha në infrastrukturë, në rrugë, në ura. Ka patur dëmtime në bujqësi, blektori, në ushqim për blektorinë etj”, ka thënë Byberi.

Përsa i përket situatës së energjisë Byberi thotë se tani Tropoja është 100% me energji elektrike.

“Falë angazhimit të punonjësve të sektorit të OSSHE-së së Tropojës ka bërë maksimumin dhe sot Tropoja është pothuajse me 100% me energji elektrike. Ka pasur shkëputje herë pas here, por sot e gjithë Tropoja është me energji elektrike”, ka shtuar kryetari i  bashkisë së Tropojës.

Përsa i përket sistemit të urave, ai shprehet se Komisioni i Bashkisë së Tropojës ka dalë në terren për të saktësuar se çfarë është dëmtuar, por momentalisht ka shumë ura të dëmtuara dhe janë gjetur rrugë të tjera alternative që të kalojnë njerëzit derisa të rregullohen sërish. /tvklan.al





Huazuar nga