Emailet e Gledis Nanos, reagon Policia e Shtetit: Prokuroria ka ndaluar publikimin e të dhënave që nxorrën hakerat

1


18:25 19/09/2022

Pas publikimit të emaileve të ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano, ka reaguar vetë Policia e Shtetit, e cila bën me dije se Prokuroria e Tiranës ka vendosur sot ndalimin e publikimit të çdo të dhënave që ka rrjedhur në internet nga sulmet kibernetike.

Pas publikimit të emaileve të ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano, ka reaguar vetë Policia e Shtetit, e cila bën me dije se Prokuroria e Tiranës ka vendosur sot ndalimin e publikimit të çdo të dhënave që ka rrjedhur në internet nga sulmet kibernetike.

“Me vendimin e datës 19.09.2022, Prokuroria ka vendosur ndalimin e publikimit të çdo të dhëne të botuar nga autorët e sulmit kibernetik, vendim ky në zbatim të nenit 103 të Kodit të Procedurës Penale “Ndalimi i publikimit të aktit”. Prokuroria ka vendosur që asnjë e dhënë e botuar nga autorët e sulmit kibernetik të mos publikohet nga mediat audiovizive, të shkruara, online, në rrjete sociale apo në çdo formë të publikimit apo transferimit të të dhënave që postohen nga autorët e këtij sulmi kibernetik mbi sistemin TIMS të Policisë së Shtetit. Prokuroria ka ngarkuar Njësinë C për Hetimin e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit, Autoritetin e Mediave Audiovizive (AMA) dhe Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), që të grumbullojnë të gjithë informacionin e deritanishëm dhe të ardhshëm të të dhënave objekt sekuestrimi”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Në rast të shkeljes së këtij vendimi, Policia e Shtetit bën me dije se Njësia C për Hetimin e Krimit Kibernetik do të nisë menjëherë hetimin për vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e mediave dhe të opinionit publik, pasi publikimi i këtyre të dhënave cënon rëndë rendin publik dhe sigurinë kombëtare.  /tvklan.al

Të ngjashme





Huazuar nga