“Do krijojnë konflikt civil në Shqipëri”/ Frrok Çupi: Sulmi erdhi nga amerikanizmi, nuk kam besim te drejtësia

2


Analisti Frrok Çupi tha se iniciativa e Iranit për të goditur Shqipërinë ka krijuar kaos në vend që mund të krijojë edhe konflikt civil në vend.

Në studion e Top Story me Sokol Ballën, Çupi tha se Rusia dhe Irani kanë të njëjtën natyre dhe ne na bën të sulmueshëm amerikanizmi.

Ai tha se sulmi iranian nuk ka ardhur nga ‘hiçi’, por ata kanë një bazë të fortë këtu.

Çupi shtroi edhe problemin në mënyrën sesi funskionon drejtësia, e cila mund ta dëmtojë më shumë këtë situatë sesa ta zgjidhë.

Irani ka marrë iniciativën për të goditur Shqipërinë.  Natyra e këtij shteti në paralele me Rusinë, që lëshon një gjë përtokë e shkatërron dhe duket sikur nuk është e rëndësishme, por krijon një kaos dhe e lë ashtu siç është. Rusia dhe Irani kanë të njëjtën natyrë. Pro amerikanizmi na bën të sulmueshëm. Do të shkojmë që do krijojë një konflikt civil. Aq më shumë që kemi një problem të madh. Është piketuar një grupim jo i vogël anti-amerikan dhe këtë e shohin me kuraje të madhe. Iranianët nuk sulmojnë kot nëse nuk kanë një bazë këtu, një mik këtu që e pret. Jehona anti-amerikane. Shumë element që godasin, ulin entuziazmin për atdheun. Për mua media ka mëkatet e veta, dezinformimi është bombë më e madhe se kjo e Iranit, Por forca që mund ta dëmtojë këtë situatë, për mua është drejtësia. Një prokurori i kërkohet të vërë një pranga një njëri të Iranit që është paguar për të krijuara këto situata, por nuk e arreston se dhe ai është i paguar. Është sinjal i rëndë, kjo e prek sigurinë, jam i pasigurt nga drejtësia sepse ka të paguar”- tha Frrok Çupi.


Top Channel





Huazuar nga