United mendon për merkaton e Janarit

9


23:17 18/09/2022

Tre futbollistë jashtë planeve të Ten Hagg, Depay pason Ronaldon në “Old Traford”

Emri më i lakuar për t’i dhënë lamtumirën Manchester Junajtid që në merkaton e Janarit është padyshim, Cristiano Ronaldo. Portugezi nuk ndihet mirë në “Old Trafford”, situatë që sigurisht pëlqehet nga skuadrat e interesuara për shërbimet e tij.

37-vjeçarit i skadon kontrata në qershor të vitit të ardhshëm dhe Junajtid kërkon të përfitojë sadopak nga largimi i tij. Shitja në janar do ishte opsioni më i mirë. Për të pasuar Ronaldon, anglezët po mendojnë blerjen e sulmuesit të Barcelonës, Memfis Depaj. Holandezi nuk po gjen hapësira në Katalonjë dhe kalimi në Premier League shihet si opsion tepër i kënaqshëm. Për më tepër, Depaj do të kishte një rikthim në “Olld Trafford”, diçka që ia lejon edhe kontrata në skadencë në fund të sezonit.

Van Bisaka është një tjetër emër që mund të largohet, dhe për anglezin është gati edhe zëvendësuesi. Hamari Traore nga Rene pëlqehet shumë nga teknikun Erik Ten Hag, kjo e lidhur edhe me vlerën e kartonit të tij, prej vetëm 3 milionë eurosh.

30-vjeçari do luftonte për krahun e djathtë të mbrojtjes me portugezin, Dalot. Një tjetër i pakënaqur te Junajtid është Doni van de Bek. Holandezi 25-vjeçar e ka ende të vështirë të depërtojë në skuadër, duke humbur terren në listën e preferencave të Ten Hag. Juri Tjelemans i Lejstër Sitit mund të kalojë në janar te Junajtid, kjo edhe për shkak se në verë, “dhelprat” mund ta humbasin me parametra zero.

Mesfushori do të ishte një nga blerjet më të mira të afatit kalimtar të Janarit, duke marrë parasysh moshën 25-vjeçare, përvojën dhe cilësinë e tij.

Klan News





Huazuar nga