Superliga e Kosovës, Prishtina surprizohet në transfertë, fitore e pastër e Trepça 89

1


Sot u luajtën 2 ndeshje në elitën e futbollit kosovar.

Drenica bëri surprizën e madhe, duke mundur me përmbysje Prishtinën (2-1). Fillimisht ishte Gashi që realizoi i pari, ndërsa drenicakët u kundërpërgjigjën me Gavazaj dhe Abazi.

Trepça 89’ kaloi pa probleme Dukagjinin (3-0). Golat erdhën nga Gashi Rrahmani dhe Mba.

Vendi i parë mbahet nga Drita, më pas vjen Gjilani, ndërsa në të 3-tin pozicion qëndron Prishtina. Situata është komplekse në fundin e tabelës, me Ferizaj, Malisheva dhe Dukagjini që ndahen nga pak pikë.

Rezultatet:

Drenica 2-1 Prishtina

Trepça 89 – Dukagjini

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb






Huazuar nga