Situata si pasojë e reshjeve në vend, Ministria e Mbrojtjes: Rruga Lekbibaj-Fierzë është e bllokuar

2


11:49 18/09/2022

Situata në qarkun e Kukësit, pas reshjeve të ditës së djeshme, sot paraqitet më e qetë. Sipas informacioneve nga Agjencia e Mbrojtjes Civile, në bashkinë Tropojë ku pati dëme, gjendja është normalizuar, ndërkohë që vazhdon puna në terren nga grupet e punës për eliminimin e pasojave. Në mbështetje të forcave në terren po punojnë mjete dhe forca e batalionit të Xhenios dhe Batalionit të Mbështetjes së Emergjencave Civile. Ndërsa bashkia ka ngritur grupet e vlerësimit të dëmeve.

Aktualisht në territorin e Bashkisë Tropojë:

Rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht. (Curri-Valbonë,Ura e Bujanit-Qafe Morine,Sopot-Kerrnaj, Qafë Mejdan-Tropojë-Buçaj, B. Curri-Cërrnicë dhe B.Curri –Fierzë)

Rruga Lekbibaj- Fierzë është e bllokuar nga rrëshqitjet e gurëve, po punohet me mjetet e bashkisë për zhbllokimin e segmentit rrugor Lekbibaj-Sheshi i trageteve Fierzë.

Po punohet nga grupet e punës së OSHEE për riparimin e defektit në nënstacionin elektrik në Gropë Fierzë dhe rikthimin e energjisë në njësinë administrative Fierzë dhe fshatin Valbonë.

Në fshatin Degë njësia administrative Fierzë është dërguar një fadromë në mbështetje të komunitetit.

Në qarqet e tjera të vendit situata është e qetë dhe nuk janë vërejtur problematika./tvklan.al





Huazuar nga