RMV, në mungesë të kushteve, pacientët me dializë detyrohen të mjekohen privat

3


Pacientët që vuajnë nga dializa, përpos vështirësive që u sjell kjo sëmundje, përballen edhe me probleme të shumta që vijnë si pasojë e shërbimeve jo cilësore që ofrohen në institutet publike. Kjo ka detyruar ata që të zgjedhin qendra private për të mjekuar këtë sëmundje, transmeton Klan M.

Kryetari i shoqatës së pacientëve me sëmundje në veshkë, Dushko Gjeorgjiev, tha se ndër problemet më të theksuara janë mungesa e aparateve dhe në shumicën e rasteve, ata janë donacion prej jashtë, ndërsa problem është edhe sigurimi i vendit të dializës.

Ai thotë se në qendrat private nuk përballen më këto probleme, raporton Klan M.

“Dializa është një procedurë e cila është shumë e vështirë për pacientët, megjithatë problemet që i kemi pasur më herët nga sigurimi i vendit të dializës në vendin e banimit, kryerja e dializës me aparate të cilat më së shpeshti ishin donacione nga shtete të tjera, tani janë ndryshuar kushtet, kemi dializë bashkëkohore evropiane, aparate të reja për dializë si dhe kushte të përmirësuar në qendrat e dializës”, deklaroi Gjeorgiev.

“Kemi lartë televizor, dëgjuse, na kshyrin mirë, na trajtojnë shumë mirë. Unë jam i kënaqur me dializën”, tha Sulejman Idrizi, pacient.

Drejtori gjeneral i Qendrës për Dializë Diaverum në Maqedoni, Dimitar Klisarovski pretenton se ky institut aplikon pajisjes më bashkëkohore të trajtimit të kësaj sëmundje.

“Fokusohemi te digjitalizimi, ku në fokus është pacienti dhe duam të tregojmë se, pacientët, edhe pse janë në dializë, mund të kenë jetë të mbushur. Ne i implementojmë të gjitha standardet më të reja që janë në botën e nefrologjisë për dializë, rezultatet mjekësore i kemi avancuar për 30% të të gjithë pacientëve në tre vitet e fundit”,  tha Klisarovski.

Viteve të fundit, numri i personave të prekur nga sëmundjet e veshkave është në rritje.

Sëmundjet e veshkëve me kalimin e kohës të dërgojnë drejt hemodializës ose në transplant renal.

Mjekët rekomandojnë që, të rritet ndërgjegjësimi për këtë, ndërsa shteti të ndajë më tepër buxhet për të ndihmuar pacientëve me sëmundje të këtilla.





Huazuar nga