Prokuroria ka kryer inspektime në vendin ku u vra 28 vjeçari në Gostivar

1


Prokurori publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike Gostivar ka kryer inspektim në vendin e një shtëpie familjare në rrugën “Goce Dellçev” në Gostivar, ku mbrëmë është gjetur i pajetë trupi i një 28-vjeçari me plagë nga armë zjarri në kokë, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë inspektimit në vendngjarje janë gjetur gjurmë, si dhe një armë – pistoletë, e cila do të jetë objekt ekspertimi. Me urdhër të prokurorit publik janë siguruar video incizime nga kamerat e objekteve lokale”, thanë nga Prokuroria.

I ndjeri është dërguar në qendrën emergjente në Gostivar nga babai i tij, ku është konstatuar vdekja. Në trupin e të ndjerit do të bëhet autopsi.

Janë ndërmarrë veprime të tjera nga të cilat priten rezultate për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Rastin e vrasjes mbrëmë e konfirmuan për Portalb.mk edhe nga SPB Tetovë.





Huazuar nga