Partizani të ruajë vazhdimësinë

1


Një ditë përpara transfertës kundër Kukësit, trajneri i Partizanit është i qartë se çfarë kërkon nga ekipi i tij. Kjo është një sfidë me koeficient të lartë vazhdimësi, por Colella nuk firmos për barazim:

Strategjia e lojës –
Colella: Nuk njoh një kampionat që mund të fitosh dhe të humbasin të gjithë. Vetëm në kampionatin e moshave fiton gjithmonë më i forti. Çdo skuadër duhet ta tregojë javë pas jave që duhet t’i fitojë të gjitha ndeshjet. Mendoj që çdo ekip duhet të ketë strategjinë e tij. E jona tregon që mund të lëshojmë disa hapësira, sepse nëse do që të luash në gjysmën e fushës së kundërshtarit është normale që gjysma e jote e fushës do të qëndrojë e boshatisur. Është një rrezik që duhet ta pranojmë, nëse jo duhet të luajmë të gjithë prapa dhe të mos lejojmë hapësira, vetëm dy zgjidhje ka.
Kukësi dhe trajneri i ri –
Colella: Një skuadër që ndryshon trajnerin të krijon probleme. Edhe sepse kur vijnë trajnerë të rinj, sjellin entuziazëm në ekip. Përfitoj të uroj trajnerin e ri të Kukësit, Enkeleid Dobi punë të mbarë.
Ndeshja ndaj Kukësit –
Colella: Ne do të kërkojmë që të kryejmë lojën tonë, sepse ky është mentaliteti ynë. Kemi shumë respekt për Kukësin, por ne do të duhet të kemi identitetin tonë si skuadër për të kërkuar gjithmonë rezultate pozitive.
Paraqitjet –
Coella: Paraqitja që Partizani bëri ndaj Erzenit ishte pozitive në çdo aspekt. Bëmë një gabim te momenti ku pësuam golin, nuk ishte një gabim i rëndë, po na kushtoi. Në gjithë këto vite kam fituar ndeshje duke bërë shumë gabime, dhe të humbas ndeshje ku mund të kem bërë vetëm dy gabime. Kjo është bukuria e futbollit. Humbjet janë pjesë e futbollit. Çdo skuadër pretendon që nga 36 ndeshje të kampionatit të fitohen të gjitha. Dua t’iu kujtoj se askush nuk e ka bërë një gjë të tillë deri tani. Të pranojmë humbjen, nuk jemi të kënaqur për humbjen. Por kampionati është i lidhur me paraqitjet me skuadrën që bën në çdo ndeshje. Nëse Partizani do të kryejë ndeshje të tilla si ndaj Erzenit, do të humbasë shumë pak ndeshje. Nuk është çështje taktike, por paraqitjeje. Ne punojmë për të fituar çdo ndeshje edhe pse nuk mund t’ia dalim. Ajo që mund të ndihmojë që të arrijmë përpara të tjerëve është ecuria e gjatë e vazhdimësisë. Nëse bën paraqitje një herë mirë dhe një herë jo në pritshmëritë e duhura, në fund rezultatet nuk do të jenë të shkëlqyera. Ka edhe ndeshje që nuk i kemi bërë paraqitje të mira si ndaj Egnatias, por arritëm ta fitojmë atë sfidë. Futbolli është i tillë, sepse nuk ka gjithmonë të njëjtën logjikë. Vazhdimësia për mua prodhon rezultate pozitive.
Dëmtimet –
Colella: Skuka i ka bërë të gjitha seancat stërvitore, por nuk është parë sepse i ka zhvilluar edhe në palestër. Futbollisti që kemi me probleme është Da Silva që nuk është stërvitur rregullisht, madje ka pasur edhe probleme të dielën e kaluar. Preka është rikthyer të stërvitet rregullisht me ekipin, ndërsa Hoti vijon programin e tij individual të përcaktuar nga stafi teknik. I gjithë grupi i lojtarëve do të jenë të gjithë të gatshëm duke filluar nga java e ardhshme.
Do të firmosnit për barazim ndaj Kukësit –
Colella: Unë nuk firmos për barazim, por nëse do të arrijmë të marrim një pikë në Kukës do jua jap përgjigjen nesër pas ndeshjes. Ne do të shkojmë të bëjmë ndeshjen tonë në Kukës. Pikët janë çështje e meritës nëse ti ke arritur të bësh mirë në atë sfidë.
Çështja e golave –
Colella: Unë pres shumë nga të gjithë lojtarët sepse të shënosh gola nuk është detyrë vetëm e sulmuesve. Pres shumë edhe nga mesfushorët, sepse janë shumë të aftë për të realizuar gola dhe disa gola duhet t’i bëjnë, po ashtu edhe nga ndonjë mbrojtës. Edhe të mbrosh nuk është punë vetëm e mbrojtjes. Siç e mendoj unë të mbrosh është problem edhe atyre sulmuesve përpara.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb






Huazuar nga