Jam i shqetësuar, duhet të ndryshojmë shumë gjëra

1


schedule08:10 – 18 Shtator, 2022

Brenda shtëpisë së Bayern Munich ka hidhërim pas disfatës ndaj Augsburg.

Në përfundim të ndeshjes, trajneri bavarez Julian Nagelsmann u shpreh i zhgënjyer.

“Ne premtuam se do të mbrojmë rezultatin deri në fund dhe në vend të kësaj pranuam golin dhe nuk mundëm të bënim asgjë. Ne luftojmë për të krijuar epërsi numerike dhe prodhimi sulmues në metrat e fundit është mjaft i dobët.

Tendenca është negative, shumë gjëra duhet të ndryshojnë. Do të mendoj këtë, pastaj do të shohim se si do të shkojnë gjërat nga ky moment. Do të mendoj për gjithçka, për veten, për situatën, për gjithçka”, përfundon Nagelsmann./h.ll/abcnews.al






Huazuar nga