Djali u vra me breshëri plumbash brenda lokalit, babai i viktimës mbërrin i tronditur në vendngjarje

7


Një 19-vjeçar doli për të kaluar mbrëmjen me miqtë në një nga lokalet e Shkodrës, por kjo shëtitje e të riut përfundoi në tragjedi.

Erjon Xhenje u ekzekutua nga autorë ende të paidentifikuar me breshëri plumbash, teksa ndodhej brenda lokalit. Ngjarja tronditi zonën e Kirasit në Shkodrës dhe qytetarët e pranishëm, ndërkohë që pak minuta më vonë në vendngjarje ka mbërritur dhe i ati i viktimës.

Grupi i hetimit ka nisur mbledhjen e provave në skenën e krimit, ndërsa po largojnë dhe trupin e pajetë të 19-vjeçarit.

Lexo edhe: Ekzekutohet me breshëri plumbash brenda lokalit 19-vjeçari në Shkodër! Autorët largohen me motorçikletë


Top Channel





Huazuar nga