11.2 C
Debar
Sunday, September 25, 2022
BallinaLajmeLajme nga MaqedoniaBullgaria dhe Maqedonia e Veriut nuk arritën marrëveshje për çmimin e eksportimit...

Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut nuk arritën marrëveshje për çmimin e eksportimit të energjisë elektrike


Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut nuk arritën marrëveshje për çmimin e energjisë elektrike që Bullgaria do të eksportonte te ne, njoftoi Radio Kombëtare Bullgare (BNR), transmeton Portalb.mk.

Në vizitë ishte një grup pune nga Shkupi, i përbërë nga drejtorët e kompanive energjetike të vendit, Vasko Kovaçevski, Orhan Murtezani, si dhe Viktor Andonov, këshilltar i kryeministrit Dimitar Kovaçevski.

Siç thuhet në lajm, në këtë takim nuk është arritur marrëveshje për çmimin dhe kostot e transportit të energjisë elektrike.

BNR, duke iu referuar mediave të Maqedonisë, njofton se Shkupi pret të ketë çmim më të ulët për të paktën 15 për qind se ai në bursë, duke shtuar se kjo do të thotë më pak se 400 euro për megavat orë.

Grupet e punës do të takohen sërish javën e ardhshme.

BNR kujton se kryeministrat Galab Donev dhe Dimitar Kovaçevski ranë dakord më 5 shtator se Bullgaria do të ndihmojë Maqedoninë e Veriut me energji elektrike dhe duke importuar rreth pesë gigavat në ditë.

Kryeministrat Kovaçevski dhe Donev pas takimit në Sofje deklaruan se për rreth dy javë duhet të arrihet marrëveshje që vendi të blejë energji elektrike nga Bullgaria në tremujorin e katërt të këtij viti dhe në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm. Për detajet teknike do të kujdeset grupi i punës që do të formohet të mërkurën dhe pritet të arrihet marrëveshja pas rreth dy javësh.

Ndryshe, nga 1 shtatori 2022 e deri më 31 mars 2023 në Maqedoni do të vlejnë masat për kursim të energjisë elektrike, me të cilat konsumi duhet të zvogëlohet për 15 për qind, me synim – “Kursimi i energjisë elektrike për dimër të sigurt”.

Ditë më parë nga Qeveria njoftuan se do të zvogëlohet marzha e furnizuesit me energji elektrike nga 50 në 20 për qind.

Paraprakisht nga Qeveria bënë thirrje që të respektohen masat për kursimin e energjisë elektrike dhe njoftuan se për përballimin e krizës energjetike janë siguruar mbi 100 milionë euro.





Huazuar nga

Te Fundit

  • Radio - Zëri i Dibrës
  • DibraNet.com
  • _blank
  • https://www.dibranet.com/wp-content/uploads/2022/09/zeri.jpg
  • ALL CATEGORIES
  • https://cast1.asurahosting.com:2199/proxy/adriatik/xiu