VIDEO/ U “injorua” nga Reja për ndeshjet e Nations League, mesfushori i përgjigjet me gol

1


schedule21:50 – 17 Shtator, 2022

Edi Reja ka shpallur tashmë listën e lojtarëve që do të ketë nën urdhrat e tij për ndeshjet e fundit të Nations League, ndaj Izraelit dhe Islandës.

Në këtë listë pavarësisht formës së mirë të treguar nga Anis Mehmetit, mungonte emri i tij.

Por 21-vjeçari shqiptarë i është përgjigjur trajnerit të kombëtares me gol, teksa në minutën e 15-të të takimit ku Wycombe humbi përball Derbyt, Mehmeti tundi rrjetën  e kundërshtarëve për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij.

Gjithsesi ky gol nuk shërbeu që skuadra e tij të dilte me pikë nga kjo transfertë, pasi Derby arriti të përmbyste çdo gjë në pjesën e dytë.

Ky është goli i pestë për mesfushorin shqiptar në 9 ndeshje në kampionat.

SHIKO GOLIN

/f.a/abcnews.al






Huazuar nga