Superiorja në fokus, sot sytë te Bylis-Egnatia dhe Erzeni-Laçi

1


schedule09:01 – 17 Shtator, 2022

Superiorja vijon rrugëtimin me ndeshjen e javës së pestë, pas duelit që Tirana fitoi kundër Teutës. Sot në program janë edhe dy ndeshje të tjera, kurse të dielën e të hënën luhen edhe nga një takim.

Bylis-Egnatia është dueli i parë i ditës, që nis në orën 15:00. Ballshiotët vijnë pas një fitoreje në Laç, kurse rrogozhinasit pas triumfit 3-0 kundër Vllaznisë.

Në orën 17:45 luhet takimi tjetër, mes Erzenit suprizues – që as nuk ka pësuar gol në katër javët e para të kampionatit – dhe Laçit. Kurbinasit duan kthesën pas 3 humbjeve radhazi.

Të dielën në program është dueli mes Vllaznisë dhe Kastriotit, kurse java mbyllet të hënën me ndeshjen Kukësi-Partizani. / abcnews.al

Superiore – JAVA 5

E premte, më 16 shtator
Tirana-Teuta 4-0

E shtunë, më 17 shtator
Bylis-Egnatia (ora 15:00)
Erzeni-Laçi (ora 17:45)

E diel, më 18 shtator
Vllaznia-Kastrioti (ora 17:45)

E hënë, 19 shtator
Kukësi-Partizani (ora 15:00)






Huazuar nga