Sherri në Mirditë degradon në përdorimin e armës së zjarrit, cili është autori

2


Sherri mes dy personave në Mirditë ka degraduar në përdorimin e armës së zjarrit.

Klodian Gjoka ka qëlluar me armë Pashk Prengën dhe më pas është larguar.

“Në Klos, Njësia Administrative Fan, rrethi Mirditë,  dyshohet se shtetasi K. Gj. pas një konflikti me shtetasin P. P. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar shtetasin P. P. për tu marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e ngjarjes.

Shtetasi K. Gj. është shpallur në kërkim dhe vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Policisë vendore dhe dy grupe të FNSh-së, me qëllim kapjen e tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore  me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, sipas policisë.


Top Channel





Huazuar nga