Prag derbi me Atletico Madrid, mungesë e madhe për sulmin e Realit, lista e të ftuarve

2


Real Madrid do përballet me Atletico Madrid të dielën në Wanda Metropolitano, në derbin që vlen për llogari të La Liga. Në prag të këtij takimi, trajneri i Los Blancos, Carlo Ancelotti ka bërë publike listën e të ftuarve.

Ashtu siç pritej, mungon sulmuesi Karim Benzema. Benzema u dëmtua ndaj Celtic në Champions League, teksa “timoneri” Ancelotti preferoi që për derbin me Los Colchoneros ta lerë francezin në shtëpi.

Real Madrid renditet në vendin e dytë me 15 pikë. Synimi këtë sezon është fitimi i La Liga, ndaj një rivali që duket se është rikthyer frikshëm si Barcelona.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb






Huazuar nga