Oktoberfest rikthehet për dashamirësit e birrës

3


22:40 17/09/2022

Hapet këtë të shtunë Oktoberfesti i Gjermanisë me famë botërore, pas një pauze dy vjeçare të shkaktuar nga Covid. Me mijëra vizitorë mbërritën në vendin e panairit të Mynihut, ku shumë prej tyre vrapuan për të siguruar një pozicion të mirë në një nga tendat e shumta të birrës. Edhe pse shumë vizitorë vijnë nga jashtë, Oktoberfest është një pikë kulmore për shumë bavarez.

Kryetari i Bashkisë së Mynihut, Dieter Reiter, njoftoi në prill 2022 se Oktoberfesti i këtij viti do të ndodhte përsëri, pasi kishte deklaruar tashmë se nuk do të kishte kufizime për Covid.

Hapja zyrtare e panairit, i njohur si “Ëiesn” bëhet me thirrjen tradicionale të “O’zapft is!” në një ceremoni të mbajtur në mesditën e ditës së parë.  

Oktoberfesti i parë u mbajt në 1810, për nder të martesës së Princit të Kurorës bavarez Ludëig me Princeshën Therese. Më vonë, festivali u zgjat dhe u zhvendos në Shtator. Oktoberfesti i këtij viti po zhvillohet për herë të 187-të.  

Klan News





Huazuar nga