Moti i keq përfshin Shqipërinë

1


13:31 17/09/2022

Shirat shkaktojnë përmbytje në Kukës e Tropojë

Moti i keq ka përfshirë Shqipërinë prej orëve të vona të së premtes, duke shkaktuar përmbytje në disa zona. Sipas mbrojtjes civile të prefekturës së Kukësit në fshatin Fushe-Lumi 7 banesa rezultojnë të përmbytura.

Përmbytje të mëdha ka edhe në fshatin Vlad të Njësisë Administrative Bytycc. Shirat me intensitet të lartë bën që shumë akse rrugore të përmbyten, ndërsa inertet shkaktuan problem në lëvizje.

Këto janë pamjet që vijnë nga aksi Sopot – Kam në kilometrin e 18. Po ashtu edhe në aksi Barjam Curri – Fierzë pati problem të shumta, ndërsa shumë zona rezultojnë pa energji elektrike për shkak të dëmtimit të rrjetit.

Trageti me pasagjerë nga Komani drejt zonës së Tropojës është detyruar të kthehet mbrapsht. Shkak është bërë mungesa e pastrimit të aluvioneve dhe inerteve të cilat i sjellin në liqenin e Komanit përrenjtë malor si ai i Berishës dhe i Mërturit.

Në Fushë Arrëz reshjet e shiut pa ndërprerje kanë shkaktuar bllokime të rrugëve rurale dhe nacionale. Bllokim rrugësh nga rrëshqitja e dherave ka edhe në Vermosh. I bllokuar është edhe aksi Tamare- Vukël.

Probleme për shkak të motit të keq ka patur edhe në Lushnje, Elbasan dhe Vlorë. Në Elbasan stuhia e erës dhe shiut ka shkakatur përmbytje, shumë pemë janë rrëzuar.

Si rrjedhojë e erës së fortë deti në gjirin e Vlorës është i trazuar, ccka ka detyruar autoritetet të ndalojnë lëvizjen të të gjitha mjeteve të vogla lundruese.

Tv Klan





Huazuar nga