Kampionati Botëror i Gjimnastikës Ritmike

2


23:00 17/09/2022

Bullgaria, Izraeli e Spanja kualifikohen në lojërat olimpike “Paris 2024”

Bullgaria fitoi medaljen e artë në grup në kampionatin e 39-të Botëror të Gjimnastikës Ritmike. Grupi relativisht i ri grumbulloi 66.600 pikë për të siguruar titullin në debutimin e tyre në një kampionat botëror. Skuadra e përbërë nga 6 sportistët siguroi medaljen e artë botërore për herë të 11-të, teksa sigurojnë edhe kualifikimin direkt në Lojërat Olimpike të Parisit, të cilat do zhvillohen në vitin 2024.

Kualifikimin në lojërat e Parisit e siguroi edhe Izraeli, që mori medaljen e argjendtë për herë të parë në historinë e kombit. Një sukses që natyrisht do të shpërblehet me një kualifikim në Lojërat Olimpike.

Shkalla më e ulët e podiumit u zu nga Spanja, të cilët i bashkohen Bullgarisë dhe Izraelit në kualifikueset e Paris 2024. Spanjollët përfituan nga mungesa e Rusisë dhe Bjellorusisë, të cilave iu ndalua për të konkurruar pas pushtimit rus të Ukrainës.

Rusia ka dominuar në këtë disiplinë, ku ka fituar garën gjithëpërfshirëse në grup në pesë kampionatet e mëparshme botërore, ndërsa Bjellorusia ishte e treta vitin e kaluar. Ndërkohë Italia u kurorëzua kampione e gjithanshme me rezultatin më të lartë kolektiv nga garat individuale dhe grupore.

Klan News





Huazuar nga