Beteja e portierëve më të mirë në La Liga në derbi

1


schedule21:45 – 17 Shtator, 2022

Derbi i Madridit është nesër: Atletico përballet me Real Madridin në stadiumin e tyre në La Liga.

Si gjithmonë, kjo ndeshje do të jetë një përplasje e lojtarëve më të mirë në kampionatin spanjoll, duke përfshirë dy nga portierët më të fortë Thibaut Courtois dhe Jan Oblak.

Statistikat e 29-vjeçarit Oblka konfirmojnë se ai është i veçantë: 5 nga 7 vitet e fundit, portieri slloven ka qenë më i miri në La Liga.

Edhe pse AtlEtico ka një mbrojtje të fortë që ndihmon portierin, nuk mund të mohohet se Oblak i meritonte vlerësimet. Më parë, vetëm legjendat e Barcelonës, Antoni Ramallets dhe Víctor Valdes kanë mundur të fitojnë trofeun Zamora pesë herë, shkruan abcnews.al.

Thibault Courtois gjithashtu e di se çfarë do të thotë të jesh portieri më i mirë në La Liga. Ai fitoi Zamora dy herë me AtlEtico Madrid (2013 dhe 2014) dhe Madrid në sezonin 2019/20. Përveç kësaj, Courtois u emërua kohët e fundit Lojtari i Vitit në Ligën e Kampionëve, kur ai ndihmoi ekipin e tij të mposhtte Liverpool-in.

Të dy portierët tashmë kanë përvojë të mirë në derbi. Gjatë karrierës së tij, Jan Oblak luajti 23 herë kundër Madridit dhe pësoi 25 gola. Thibaut Courtois ka 17 derbi dhe 20 gola: 9 nga 17 ndeshjet që belgu luajti në AtlEtico Madrid dhe 8 në Real Madrid, duke pësuar 18 gola në ekipin e tij të mëparshëm dhe vetëm 2 në atë aktual.

Si Oblak ashtu edhe Courtois do të synojnë të mbajnë portën e pastër nesër për të ndihmuar klubet e tyre të fitojnë ndeshjen dhe gjithashtu të kenë statistika më të mira në momentin e përcaktimit të portierit më të fortë në kampionat. /abcnews.al/






Huazuar nga