15 C
Debar
Sunday, September 25, 2022
BallinaLajmeLajme nga MaqedoniaArben Taravari u zgjodh u.d. kryetar i Aleancës për Shqiptarët

Arben Taravari u zgjodh u.d. kryetar i Aleancës për Shqiptarët


Në mbledhjen e Kuvendit Qendror të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, është zgjedhur u.d. kryetar i partisë, deri në mbajtjen e Kongresit, njofton Portalb.mk.

Paraprakisht, kryetari i deritanishëm i partisë, Ziadin Sela tha se mbledhja ASH  është e gatshme që të përballet me përgjegjësitë e djeshmes, sfidat e së ardhmes dhe me përgjegjësi të kryejë obligimet, detyrat dhe pritshmëritë që ia kanë ngarkuar votuesit.

“Sot kemi Kuvendin Qendror të partisë. Me vetë aktin që e paraqita dorëheqjen e parevokueshme, e radhës që vjen sipas Statutit të partisë duhet që të mbahet Kuvendi Qendror i partisë në të cilën do të diskutohen edhe situatat e krijuara. Aleanca për Shqiptarët është e gatshme që të përballet me përgjegjësitë e djeshmes, sfidat e së ardhmes dhe me përgjegjësi të kryejë obligimet dhe detyrat dhe pritshmëritë që ia kanë ngarkuar votuesit dhe populli në Maqedoninë e Veriut. Në funksion të kësaj, është ky Kuvend Qendror, pjesa tjetër është pjesë e debatit të brendshëm të ASH-së”, tha Sela para fillimit të mbledhjes.

Kush është Arben Taravari

Me profesion neurolog specialist, prej vitit 2017-të, e ushtron detyrën e kryetarit të Komunës së Gostivarit. Taravari është një prej personave më të afërt të kryetarit të deritanishëm të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela. Në parti paraprakisht ka qenë sekretar i përgjithshëm, ndërkaq prej majit të vitit 2022, ka mbajtur pozitën e nënkryetarit.

Ka lindur më 9 prill 1973 në Gostivar. Në vitin 1998 ka diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi”  dhe në vitin 2006 ka përfunduar specializimin për neurologji në Klinikën Universitare të Neurologjisë . Specializimin e dytë për mjekësi familjare në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti “ Shën Kirili dhe Metodi” e ka kryer në vitin 2011.

Ardhja dhe largimi i Selës

Më 21 gusht, Sela, dha dorëheqje nga pozita e kryetarit të partisë pas rezultateve të dobëta në zgjedhjet për Këshillin e Komunës së Tetovës.

Përndryshe, pas mosmarrëveshjes me kryesinë e Partisë Demokratike Shqiptare për nevojat për reforma brenda partisë, Ziadin Sela me mbështetje brenda partisë, inicioi nga qyteti i tij i Strugës Lëvizjen për Reforma në Partinë Demokratike Shqiptare në mars 2015.

Më vonë në vitin 2015 Lëvizja për Reforma në Partinë Demokratike Shqiptare u regjistrua si parti politike me të njëjtin emër, e drejtuar nga Ziadin Sela.

Gjatë vitit 2016, Lëvizja për Reforma në Partinë Demokratike Shqiptare miratoi si emërtim zyrtar Aleancën për Shqiptarët.





Huazuar nga

Te Fundit

  • Radio - Zëri i Dibrës
  • DibraNet.com
  • _blank
  • https://www.dibranet.com/wp-content/uploads/2022/09/zeri.jpg
  • ALL CATEGORIES
  • https://cast1.asurahosting.com:2199/proxy/adriatik/xiu