Aleanca për Shqiptarët sot do ta zgjedh kryetarin e saj

3


Aleanca për Shqiptarët sot në Shkup do ta mbajë Asamblenë Qendrore të partisë në të cilën do të konstatohet dorëheqja e Ziadin Selës. Në Asamble do të duhet që të zgjedhet edhe u.d. kryetari i Aleancës për Shqiptarët, njofton Portalb.mk.

Më 21 gusht, Sela, dha dorëheqje nga pozita e kryetarit të partisë pas rezultateve të dobëta në zgjedhjet për Këshillin e Komunës së Tetovës.

Përndryshe, pas mosmarrëveshjes me kryesinë e Partisë Demokratike Shqiptare për nevojat për reforma brenda partisë, Ziadin Sela me mbështetje brenda partisë, inicioi nga qyteti i tij i Strugës Lëvizjen për Reforma në Partinë Demokratike Shqiptare në mars 2015.

Më vonë në vitin 2015 Lëvizja për Reforma në Partinë Demokratike Shqiptare u regjistrua si parti politike me të njëjtin emër, e drejtuar nga Ziadin Sela.

Gjatë vitit 2016, Lëvizja për Reforma në Partinë Demokratike Shqiptare miratoi si emërtim zyrtar Aleancën për Shqiptarët.





Huazuar nga