Zhgënjen Fiorentina, West Ham fiton sërish

1


Në sfidat e Ligës së Konferencës, “vjollcët” mposhten nga Basaksehir, Villareal, Az Alkmar dhe Basel me pikë të plota

Fiorentina u mund me rezultatin 3-0 nga Bashakshehiri në takimin e dytë të Grupit A në Ligën e Konferencës.

Në Stamboll, pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në të dytën vendasit ndëshkuan tri herë “vjollcët”. Italianët janë në vend të fundit me vetëm 1 pikë.

Uest Hemi mundi në Danimarkë Silkeborgun me rezultatin 2-3. Kjo është fitorja e dytë në Konferencë Ligë për “Çekiçët”.

Vijareali mposhti Hapoel Ber Shevan në transfertë me rezultatin 2-1 dhe shkon në kuotën e 6 pikëve. Në takimin tjetër të grupit, Lek Poznani mori tri pikët e para, pasi mposhti Austrinë e Vjenës 4-1.

Në Grupin F, Djugarden dhe Gent morën nga tri pikë.

Në Grupin D, Këlni mundi në shtëpi Slovaçkon, ndërsa Partizani barazoi në Beograd ndaj Nisës.

Alkmar shkon në dy fitore në Grupin E, ndërsa Dnipro mori triumfin e parë në këtë kompeticion, pasi mposhti Limasol Apollonin.

Bazeli fitoi kundër Zalgiris 0-1 me golin e Andi Zeqirit dhe shkon në kuotën e 6 pikëve në Grupin H.

Klan News

The post Zhgënjen Fiorentina, West Ham fiton sërish appeared first on Tv Klan.



Huazuar nga