Zemra e tij nuk e lejoi të shkonte te klubi legjendar

1


schedule18:28 – 16 Shtator, 2022

Mertens do të vazhdojë karrierën e tij në Turqi te Galatasaray, pasi u largua nga Napoli pas nëntë sezonesh. Gjatë verës së kaluar, sulmuesi belg pati një ofertë zyrtare edhe nga Juventusi, ku agjenti i tij në një intervistë shpjegoi arsyet pse Mertens e refuzoi ofertën e bardhezinjve, shkruana abcnews.al.

Në detaje çfarë raportoi agjenti i Mertens:

“Transferimi i Mertens te Galatasaray ishte një proces i gjatë. E kuptuam shumë vonë se historia mes Mertens dhe Napolit kishte marrë fund. Ne kishim besimin naiv se mund të qëndronim në skuadër, pasi asnjëherë nuk kërkuam të kundërtën”.

“Qershorin e kaluar kishte mjaft gjëra që duheshin rregulluar, por rinovimi nuk ndodhi kurrë. Nuk po kërkonim shumë. Nëse krahasoni propozimet që Mertens kishte nga Napoli dhe Juventusi, kuptoni se ajo që kërkuam nga Napoli ishte shumë pak. Nuk ka pasur negociata, ne mund ta pranonim ose ta refuzonim ofertën që na ishte paraqitur. Ne patëm një bisedë interesante me Juventusin, por zemra e Mertens nuk e lejoi atë të pajtohej”. /abcnews.al/






Huazuar nga