(VIDEO) Skandal: Varrezat myslimane të fshatit Orkoc të Likovës i merr në pronësi Kisha Ortodokse Maqedonase

1


Disa kilometra larg fshatit Likovë, gjendet fshati Orkoc, një fshat shumë i vjetër, fshat ky i cili tashmë është i braktisur tërsisht, por që vite më parë kanë banuar shqiptarë të besimit islam.

Ajo që është e çuditshme është se varrezat e fshatit Orkoc, në të cilat pushojnë trupat e muslimanëve, me denacionalizmin kanë kaluar në pronësi të Kishës Ortodokse Maqedonase.

Kjo mund të shihet edhe përmes dokumeneve në agjencinë e kadastrës së patundshëmrive, ku  parcela me numër “202” e cila tregon pjesën e varrezeve të fshatit Orkoc, thuhet se është në pronësi të Kishës Ortodokse Maqedonase.

Televizioni SHENJA vizitoi edhe nga afër fshatin Orkoc, dhe arritëm të bisedojmë me një banorë, i cili na tha se nuk janë në dijeni që varrezat e fshatit të tyre janë në pronësi të Kishës Ortodokse Maqedonase, dhe shtoi se atje asnjëher nuk ka pasur objekt fetar, apo banorë që i përkisnin fesë ortodokse.

 Zaim Rexhepi, banor i fshatit Orkoc

“Ky fshat prej pleqve tonë siç tregojnë është rreth 280 afër 300 viteve, ky ka varreza. Janë varreza të fshatit tonë, të muslimanëve nuk ka pas asnjëherë tjetër, përveç të tonëve. Këtu në fshatin tonë në Orkoc nuk kanë ekziston kurrënjehrë, nuk ka gojdhëna, nuk ka fjalë se ka egzistu diçka prej tyne. Domethënë prej kur kanë ardhur, prej kur egziston që mbahet mend rreth 300 vjet, janë vetëm se një familje. Prej një familje katër pesë anëtarëshe jemi tash gjithë. Ky fshat ka pasur afër 30 shtëpi, por banor ka shumë, në Kumanovë në Turqi ka shumë që janë shpërngulur, kanë qenë krejt musliman, edhe varrezat janë të muslimanëve. Krejt janë të fisit tonë që i njohim gojdhënat, baba që më ka tregu apo babgjyshi i njoh ata njerz që i kam mrrie disa”

Pas vizitës dhe konsultimit me banorin e fshatit Orkoc, u drjetuam në komunën e  Likovës, nga ku na thanë se nuk janë në dijeni për këtë rast, dhe se do të veprojnë në bazë të kompetencave të tyre. Ne si Tv. Shenja kryetarit Arifi ia parashtruam këto pyetje:

 

Çfarë ka ndodhur dhe përse varrezat muslimane të fshatit Orkoc, në fletën poseduese janë regjistruar si pronë e Kishës Ortodokse Maqedonase?

Dhe,çfarë do të ndërmerrni ju si komunë për ta zbardhur këtë rast?

 

Ai përmes një përmes një sms porosie u përgjigj kështu:

ERKAN ARIFI, KRYETAR I KOMUNËS SË LIKOVËS

“Ne si komunë në suaza të kompetencave që kemi do të shikojmë se si qëndron puna, edhe çfarë mund të bëjmë në këtë drejtim”

Që të kishim më shumë informacione lidhur me varrezat e fshatit Orkoc, pyetëm edhe tek Bashkisa Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut. Nga BFI thanë se Myftinia e Kumanovës është përgjegjëse për këtë çështje, ndërsa nga Mythtina e Kumanovës thanë se nuk janë në dijeni dhe sedo ta shqyrtojnë këtë rast.

Njëjtë iu drejtuam edhe Kishës Ortodokse Maqedonase në pronësi të së cilës gjendet parcela me varrezat e vjetra  myslimani të  fshatit Orko, por nga  KOM na thanë se mbi këtë çështje mund të marrim detaje më të hollëshsme nga Eparhia e Kumanovës.

 

Tv Shenja iu drejtua edhe Eparhisë së Kumanovës, të cilët deri tani nuk kanë dhënë asnjë përgjigje konkrete se si është e mundur që varrezat myslimane të fshatit Orkoc t’i takojnë Kishës Ortodokse Maqedonase.

Tv Shenja ditëve në vazhdim do të përpiqet të marrë përgjigje konkrete nga Komuna  e Likovës, Bashkësia Fetare Islame dhe Kisha Ortodokse Maqedonase.

Linda Ebibi /SHENJA/



Huazuar nga