VIDEO/ Reagimi i tifozëve të Sherifit për golin e Ronaldos, duket se të 10 mijë spektatorët bërtisnin portugezin

1


schedule22:29 – 16 Shtator, 2022

Cristiano Ronaldo më në fund shënoi golin e parë të sezonit. Po, nga penalltia, po, në Ligën e Evropës, kundër Sherifit, por cili është ndryshimi.

Ronaldo festoi goditjen e saktë me një festë të quajtur SIIIIIIU. Dhe jo vetëm ai, bashkë me portugezët bërtiste i gjithë stadiumi Zimbru në Kishinau, shkruan abcnews.al.

Stadiumi ka një kapacitet prej 10 mijë spektatorësh dhe duket se të gjithë kanë festuar me Ronaldon, pavarësisht se ai shënoi kundër ekipit të tyre.

Videoja e publikuar në një nga llogaritë e fansave të Ronaldos është bërë e njohur, tani ka më shumë se 20 mijë pëlqime. /abcnews.al/








Huazuar nga