VIDEO/ “Pjesë e turmës që në orën 2 të mëngjesit”, David Beckham në radhë me qytetarët për të bërë homazhe për mbretëreshën Elizabeth

1


Ylli i futbollit David Beckham është bërë pjesë e mijëra qytetarëve të cilët prisnin të shihnin arkivolin e Mbretëreshës në Londër.

Kur panë yllin, turma e “harroi’ mbretëreshën dhe ndalën ecjen duke u kthyer nga Beckham dhe duke ia kushtuar tërë vëmendjen atij.

Imazhet e shpërndara në mediat sociale tregojnë radhën në Westminster Hall duke mbajtur telefonat e tyre në ajër për të kapur një foto të ish-futbollistit 47-vjeçar ndërsa ai priste të bënte nderimet e tij.

Disa ishin aq të zënë me përpjekjen për të shkrepur një foto të ish-futbollistit, sa harruan të vazhdonin të ecnin përpara me radhën, duke çuar në një rrëmujë mes turmës.

Vetë legjenda e futbollit, Beckham ka thënë për Sky News se ka qenë në radhë për më shumë se 12 orë për të bërë nderime për Mbretëreshën e ndjerë.

Edhe pse disa, duke përfshirë edhe deputetë, kanë mundur të shkurtojnë radhën për të parë arkivolin e Mbretëreshës, duket se ai zgjedhur të qëndroi në radhë si pjesa tjetër e publikut.

Ai e quajti Mbretëreshën “të veçantë” dhe tha se ishte bashkuar radhës rreth orës 2 të mëngjesit.
Beckham mund të shihej duke mbajtur një kapele të kaltër në kokë, për të mos rënë në sy dhe kostum elegant.

Megjithatë, ai u pikas përfundimisht nga fansat dhe fotot e tij filluan të qarkullojnë në rrjete sociale.

Davidi është vetëm një nga shumë fytyrat e famshme që kanë qenë në radhë ditët e fundit.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb






Huazuar nga