(VIDEO) Osmani: Ka tentim për ndikim rus në Maqedoninë e Veriut

1



Ministri i Jashtëm Bujar Osmani thotë se institucionet kanë informacione dhe indikacione për ndikim rus në jetën politike dhe publike në Maqedoninë e Veriut përmes disa burimeve të financimit. Kjo sipas Osmanit është konstatuar nga institucionet relevante dhe në disa raste është thënë qartë dhe zëshëm në opinion.

BUJAR OSMANI, MINISTËR I JASHTËM
“Në kuadër të informacionit nga Stejt Departamenti nuk kemi informacione shtesë për atë që ndodh në vendin tonë, por nga analizat e institucioneve tona, shihet se ka diçka të tillë, dhe kjo është komunikuar dhe konstatuar në disa raste, se ka tentime për ndikim në jetën politiko-partiake në Maqedoninë e Veriut”.

Osmani tha më tej se bindja e tij personale është se partia “E Majta” nuk është parti maqedonase, por është parti në funksion të propagandës ruse për ta kthyer popullin kundër perëndimit. Megjithatë ai beson se nuk do të kenë sukses për t’i shkaktuar dëm shtetit.

BUJAR OSMANI, MINISTËR I JASHTËM
“Mendoj se shtetit nuk do t’i bëjnë shumë dëm sepse ka consensus më të gjërë për orientimin e shtetit, por popullit që e përfaqësojnë mund t’i bëjnë shumë dëm duke tentuar ta kthejnë kundër vlerave që i ndajmë. Nuk duhet të bijmë pre e kësaj propagande e cila pjesërisht është e stimuluar dhe financuar dhe ka qëllime të liga, së pari ndaj popullit të vet, pastaj edhe ndaj qytetarëve tjerë dhe shtetit”.

Maqedonia e Veriut në disa raste viteve të fundit shpalli non-grata 11 diplomatë rusë, sipas informacioneve nën dyshimin për spiunazh dhe përzierje në çështjet e brendshme të shtetit. Sipas një raporti të deklasifikuar të agjencive amerikane të zbulimit, Rusia ka shpenzuar mbi 300 milionë euro për të ndikuar në politikat e rreth 20 vendeve që nga viti 2014.

/SHENJA/




Huazuar nga