Vdekja e 34-vjeçarit në ujërat termale të Elbasanit/ Shkak, dyshohet arresti kardiak, kishte konsumuar alkool më herët

1


Një 34-vjeçar ka gjetur vdekjen në ujërat termale në Tregan të Elbasanit pas një arresti kardiak.

Alban Pashollari, së bashku me një shok tijin, kanë udhëtuar nga Tirana drejt Treganit në Elbasan dhe janë futur në vaskat termale të një biznesi pranë rrugës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 të natës, kur klientë të hotelit kanë dëgjuar thirrjet për ndihmë, ndërsa mendohet se dy të rinjtë kishin konsumuar edhe pije alkoolike.

Frekuentimi i ujërave termale është rreptësisht i ndaluar pa rekomandimin dhe kontrollin e vazhdueshëm të mjekut. Burimet nga spitali i Elbasanit thonë se 34-vjeçari gjeti vdekjen gjatë rrugës për në spital.

Hetimet e policisë dhe përgjigja e mjekut ligjor pritet të hedhin dritë mbi ngjarjen e rëndë, e cila ndodhi këtë fillim sezoni në Llixhat e Elbasanit.


Top Channel





Huazuar nga