Vazhdoi ulja e rasteve aktive me Kovid-19 në Maqedoninë e Veriut

1


Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut i publikoi të dhënat e detajuara për virusin korona në vend nga ku rezulton se në 24 orët e fundit prej 656 të testuarve kanë rezultuar 89 të infektuar, transmeton Portalb.mk.

Të dhënat janë si vijon: 

  • Raste të reja: 89
  • Riinfektime: 26
  • Të vdekur: 1
  • Të vdekur të raportuar në Termini im: 0
  • Të shëruar: 125
  • Testime: 656

Numri i rasteve aktive me Covid-19 në vend është 689. Shkupi është qyteti me më shumë raste aktive, pasuar nga Manastiri, Prilepi dhe Kumanova.

Nga fillimi i pandemisë:

  • Të infektuar: 342.075
  • Të shëruar: 331.865
  • Të vdekur: 9.521
  • Testime: 2.161.598

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/





Huazuar nga