U mbajt komemoracion me rastin e vdekjes së Ambasadorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Berlin, Ramadan Nazifi

1


Sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme është mbajtur komemoracion me rastin e vdekjes së Ambasadorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Berlin, Ramadan Nazifi, njofton Portalb.mk.

Ngjarja filloi me një minutë heshtje, për ta respektuar për herë të fundit doajenin e diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Ambasadorin Nazifi.

Në prani të anëtarëve të familjes së tij të nderuar, bashkëpunëtorëve të tij nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe trupit diplomatik, anëtarëve të Këshillit të Ambasadorëve dhe mediave, mbajtën fjalim Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, Drejtori i Shteteve të Evropës Nazif Xhaferi dhe Drejtori i Protokollit, Ambasadori Nenad Kolev, për të kujtuar veprën suksesshme të Ambasadorit dhe kolegut të nderuar.

Ambasadori Nazifi ishte profesionist, diplomat karriere, gjuhëtar, erudit, e mbi të gjitha njeri i madh dhe te të gjithë mbizotëron ndjenja e humbjes së një shoku, kolegut të ndershëm dhe të urtë, ndjenja e një bashkëbiseduesi të palodhur, të cilin e veçonin ndërgjegja, respekti, zemërgjerësia, arsyeja dhe buzëqeshja, për të gjithë.

Ai vdiq më 3 shtator 2022.

Ngjarjen përmes video-lidhjes e ndoqën Përfaqësitë Diplomatike Konsullore të vendit.





Huazuar nga