Ten Hag do të marrë 70 milionë paund për merkaton e dimrit, buxheti mund të rritet edhe më shumë për shkak të CR7

2


schedule22:09 – 16 Shtator, 2022

Klubi është ende shumë i varur nga vendimi i portugezit.

Manchester United është gati të mbështesë trajnerin Erik ten Hag me një buxhet transferimi prej 70 milionë paund për merkaton e dimrit.

Pavarësisht humbjeve në dy javët e para, blerja e gjashtë lojtarëve të rinj duket se po jep rezultate. Ky buxhet mund të rritet edhe 30 milionë paund nëse Cristiano Ronaldo largohet, shkruan abcnews.al.

Në verë, 37-vjeçari kërkoi në mënyrë aktive një klub të ri nga Champions League, por nuk mundi ta gjente atë. Kontrata e tij skadon në verën e vitit 2023.

Kështu, nëse Ronaldo largohet nga Man United në janar, klubi do të kursejë 450 mijë funte në javë nga paga e tij. Në të njëjtën kohë, buxheti i përgjithshëm i transfertave do të rritet. /abcnews.al/






Huazuar nga