Stuhi dhe reshje të dendura shiu/ Parashikimi i motit për këtë fundjavë në vendin tonë

1


Moti parashikohet të jetë me reshje të shumta shiu dhe stuhi, gjatë kësaj fundjave në vendin tonë.

Gjatë natës së sotme do të ketë stuhi të fuqishme, të cilat do të shoqërohen me erëra të forta dhe rrebeshe shiu.

Po e njëjta situatë do të vijojë edhe për ditën e shtunë, ku parashikohet që reshjet do të jenë më të shumta në në zonat veri-veriperëndimore, duke sjellë probleme në disa qytete.

Meteorologia, Lajda Porja në një lidhje live për “Top Channel” tha se në këto zona do të ketë përmbytje të përkohshme.

Ajo tha se lajmi i mirë është që do të kemi ndryshime në situatën hidrike, ku më në fund pas një periudhe të gjatë thatësire presim reshje të shumta në zonat veri-verilindore (Koman, Fjerzë dhe Vaun e Dejës).

Edhe e diela do të jetë me kushte të paqëndrueshme atmosferike, me reshje por më të pakta.

Kjo fundjavë do të sjellë rënie të menjëhershme temperaturash, ku në zonat malore do të arrijnë deri nga 4-25 gradë Celsius.


Top Channel





Huazuar nga