Shpërthim me bombë në zyrën e prokurorit në Ukrainë

2


19:00 16/09/2022

5 zyrtarë rusë janë vrarë gjatë orëve te fundit, Moska fajëson Kievin për vrasjet

Prokurori i Përgjithshëm pro-rus në rajonin e Luhanskut, është vrarë nga një sulm me bombë në zyrën e tij. Pamjet tregojnë dëmtimet në godinën ku ndodhet prokuroria atje.

Sergei Gorenko ndërroi jetë nga plagët e marra si rezultat i një shpërthimi në zyrë, deklaroi  një zëdhënës i shërbimeve të urgjencës, sipas agjencisë ruse të lajmeve Interfax. Një kolonel në ministrinë e brendshme separatiste në Luhansk është shprehur se zëvendësi i Gorenkos ishte vrarë gjithashtu.

Ndërsa në  Berdiansk është vrarë nënkryetari i administratës civile ushtarake,që ishte vendosur në qytetin port-ukrainas së bashku me gruan e tij.

Në orët e fundit, të paktën pesë zyrtarë të instaluar nga Rusia janë vrarë në territoret e pushtuara nga Moska. Autoritetet separatiste të mbështetura nga Rusia fajësojnë Kievin për këto vdekje.

Klan News





Huazuar nga