Rusia po vepron në një mënyrë të neveritshme

1


schedule19:19 – 16 Shtator, 2022

Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken akuzoi sot Rusinë se po vepron në mënyrë të neveritshme pas zbulimit të qindra trupave të varrosur në një varr masiv pranë Izium të çliruar, duke përmendur krime të mundshme lufte.

“Rusia po vepron në mënyrë të neveritshme dhe kjo tregohet dhe përsëritet sa herë që largohen nga pjesët e territoreve që kanë kapur në Ukrainë. Ne shohim se çfarë lë pas saj, u tha gazetarëve Sekretari amerikan i Shtetit. “Dhe zbulimi i fundit i më shumë se 440 varreve në Izium na kujtoi këtë”, shtoi ai.

Anthony Blinken u ka bërë thirrje autoriteteve ukrainase që të dokumentojnë këto mizori, duke thënë se në shumë raste këto janë krime lufte.

Nga ana e tij, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura amerikane, gjenerali i ushtrisë Mark Miley deklaroi se krimet e luftës në Ukrainë nuk mund të fshihen. /abcnews.al






Huazuar nga