Reforma në drejtësi dhe forcimi i shtetit ligjor/ Kryeprokurori Çela pret në takim shefen e delegacionit të BE-së

2


Ecuria e reformës në drejtësi si edhe forcimi i shtetit ligjor, ishin ndër temat që kryeprokurori Olsian Çela bisedoi sot në një takim me shefen e Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Christiane Hohmann.

Në kuadër të sfidave me të cilat po përballet institucioni, Prokurori i Përgjithshëm vlerësoi hartën e re gjyqësore si një masë që do të zbusë problemet e krijuara nga vakancat në sistem dhe do të rrisë eficiencën e organit të prokurorisë.

Në takim u diskutua edhe mbi vazhdimin e mbështetjes nga ana e BE për institucionet e drejtësisë, duke vlerësuar ndërkohë si shumë të rëndësishëm kontributin e prokurorisë dhe institucioneve të tjera të drejtësisë përgjatë procesit të negociatave për anëtarësimin e vendit në BE.


Top Channel





Huazuar nga