Qytetarët të mos frikësohen nga krismat, policët do të gjuajnë gjatë ushtrimeve

1


Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë njofton se këtë fundjavë, 17 dhe 18 shtator, qytetarët nëse dëgjojnë krisma nuk kanë nevojë për panik pasi punonjësit policor do të fillojnë me gjuajtjet e planifikuara vjeshtore, ku do të përfshihen policë të rregullt dhe rezervë, transmeton Portalb.mk.

“Gjuajtjet  do të zhvillohen në poligonin e gjuajtjes “Erebinë” çdo ditë nga ora 08:00 deri në orën 15:00. Në poligonin e improvizuar të gjuajtjes në Vollkovi nga data 22 deri më 26 shtator Policia e Mavrovës në poligonin nën Branë, gjuajtje e Policisë së Stacionit Policor të Gostivarit, ndërsa nga Njësia e Policisë Rostushë është planifikuar në poligonin e improvizuar të gjuajtjes në Axhievci”, njoftoi Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB Tetovë.

Nga atje kërkuan mirëkuptim të plotë nga qytetarët për aktivitetet e radhës të punonjësve policorë, të cilat organizohen vite me radhë në këtë periudhë të vitit.





Huazuar nga