Putin nuk u ftua në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II, Kremlini e quan imorale

1


11:21 16/09/2022

Vladimir Putin nuk është ftuar në funeralin e Mbretëreshës të hënën 19 Shtator, një vendim që Kremlini e ka quajtur  “thellësisht imoral” dhe “blasfemues”.

Në funeralin shtetëror do të marrin pjesë anëtarët e familjes mbretërore, presidentë dhe kryeministra nga e gjithë bota, megjithatë lideri rus thuhet se është shpërfillur për shkak të marrëdhënieve të tensionuara midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Rusisë.

Britania e Madhe ka qenë një nga kundërshtarët më të fortë të pushtimit rus të Ukrainës dhe i ka dhënë kësaj të fundit para, armë dhe ndihmë.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova e quajti mospërfilljen një “përpjekje për të përdorur tragjedinë kombëtare për qëllime gjeopolitike”.

Ajo tha: Ne e shohim këtë përpjekje britanike për të përdorur tragjedinë kombëtare, e cila ka prekur zemrat e miliona njerëzve në mbarë botën, për qëllime gjeopolitike për të larë hesapet me vendin tonë… si thellësisht imorale. Kjo është veçanërisht blasfemuese ndaj Elizabeth.

Ajo shtoi: Imazhi unifikues i Mbretëreshës Elizabeth II, e cila nuk ka ndërhyrë në politikë si çështje parimore gjatë mbretërimit të saj, nuk është bërë pengesë për sulmet kundërshtuese të Londrës, të cilat janë subjekt i përmbushjes së objektivave të tyre hamendësuese. Nga ana jonë, ne i shprehim ngushëllimet tona të thella popullit britanik për humbjen e madhe që pësoi.

Krerët e shteteve të pothuajse çdo vendi në botë kanë marrë ftesa për ceremoninë, duke përjashtuar Sirinë, Venezuelën, Afganistanin, Rusinë, Bjellorusinë dhe Mianmarin.

Britania e Madhe nuk ka marrëdhënie diplomatike me Sirinë dhe Venezuelën, ndërsa është raportuar se Afganistani nuk është ftuar për shkak të situatës aktuale politike.

Udhëheqësit globalë pritet të bëjnë nderimet e tyre për Mbretëreshën Elizabeth në Ëestminster Hall përpara funeralit. /tvklan.al





Huazuar nga