“Peza n’festë”, 80-vjetori i Konferencës së Pezës

1


13:58 16/09/2022

Mbahen me dhjetëra aktivitete kulturore e sportive deri ne mesnate

16 Shtatori shënon 80-vjetorin e Konferencës së Pezës në Kryeqytet, ditë e cila përpos memories historike, mbart ne vetvete edhe shumë aktivitete të ndryshme.

Drejtorja e APR në Bashkinë Tiranë, Erinda Fino tregon detajet lidhur me keto aktivitete të “Peza n”Festë”.

“Nis me shfaqjen e Asamblit Kombëtar me shfaqjen e valleve dhe këngëve popullore, do të vijojë me cirkun e qytetit. Do të vijojë pastaj edhe me teatrin, me mjeshtrit e përrallave nga teatri. Nuk do mungojnë as oazet rekreative të këndeve të lojrave për fëmijët. Gjithë familja këtu do ta gjejë veten. Do jetë pjesa e parë ceremonialiteti i gjithë gjësë. Është 80-vjetori i konferencës të Pezës dhe si e tillë, patjetër që ne kryejmë pjesën ceremoniale, homazhe pranë varrezave të dëshmorëve të Pezës dhe me pas dita ndizet ashtu siç duhet me një festë për të gjithë familjen”, është shprehur Erinda Fino, drejtore e APR, bashkia Tiranë.

Sipas Finos, aktivitetet e “Peza n’Festë” do të shërbejnë edhe për promovimin e traditave apo kulinarisë së kësaj zone të Tiranës.

“Këtu nuk mungon patjetër tradita. Kemi artizanët ku do shpalosin të gjitha vlerat dhe trashëgiminë e zonës, e njëjta gjë ndodh në çdo zonë piktoreske të Tiranës. Fillon me memorien historike që është kjo ceremoni zyrtare dhe vijon me vlerat e zonës, me vlerat kombëtare që zona ka shpalosur”, është shprehur Fino.

Festimet e 80-vjetorit të Konferencës së Pezës do të kulmojnë me koncertin madhështor me artistët më të mirënjohur të muzikës rock por edhe mjaft aktivitete për të rinjtë.

Klan News





Huazuar nga