Ne, gratë në politkë, nuk jemi të kursyera nga dhuna, të ngrihemi kundër saj

1


Dhuna ndaj grave nuk njeh parti politike, etni, përkatësi fetare, vendbanim, status arsimor dhe social, mjedis rural apo urban. Kështu u shpreh ministrja e Punës dhe Politikës Sociale së Maqedonisë së Veriut, Jovanka Trençevska në konferencën rajonale për luftimin e dhunës ndaj grave në politikë, organizuar nga NDI – RMV. Sipas saj, ky problem i bashkon të gjitha gratë që merren me politikë andaj dhe duhet të reagohet më me guxim kundër dhunës ndaj grave, kumtoi ministria, transmeton Portalb.mk.

Pozicioni i të qenët në politikë është një mundësi për të ndikuar, për të ndryshuar gjërat në shoqëri, tha ajo.

“Këtë mund ta bëjmë vetëm nëse të gjithë flasim me zë të lartë, me vendosmëri dhe i themi gjërat hapur në çdo rast. Sepse heshtja e inkurajon dhunuesin që të vazhdojë të përdorë dhunën në të gjitha format e saj edhe më intensivisht”, tha Trençevska.

Ministrja Trençevska gjatë fjalimit të saj, mes tjerash tha se sa i përket përfaqësimit të grave në politkë në RMV, nuk mund të mburret me përfaqësimin e grave si kryetare komunash, si dhe me përfaqësimin në pushtetin ekzekutiv. Por, sipas saj në partitë politike dhe në kuvend, ato janë të përfaqësuara, siç e quajti ajo, “në mënyrë të shkëlqyer”.

Ajo tha se rritja e pjesëmarrjes së grave në pushtetin legjislativ dhe ekzekutiv ka ndikim të madh në forcimin e pozitës së gruas në të gjitha fushat e jetës shoqërore, por në të njëjtën kohë, edhe në ballafaqimin me praninë në rritje të dhunës dhe gjuhës së urrejtjes ndaj grave në politikë.

Ajo përmendi frikën ende të pranishme nga stigmatizimi, publiciteti negativ dhe turpi i asaj që do të mendojnë të tjerët, gjë që tregon se heshtet për tentativat për dhunë apo dhunë që tashmë është kryer.

Gjithashtu potencoi që  për një luftë efektive kundër dhunës ndaj grave në politikë, është e nevojshme të ketë një sinergji midis të gjithë aktorëve dhe një shkallë të caktuar pjekurie politike.

“Nevojitet edhe legjislacioni që do të rregullojë dhunën ndaj grave në shoqëri. Pikërisht në këtë drejtim, vitin e kaluar Ministria e Punës dhe Politikës Sociale përgatiti dhe Kuvendi e miratoi Ligjin për Parandalimin dhe Mbrojtjen e Grave ndaj Dhunës dhe Dhunës në Familje, dispozitat e të cilit tregojnë qartë se dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje nuk mund të konsiderohet çështje private dhe se shteti, përmes politikave gjithëpërfshirëse dhe të integruara, vendosmërisht i përkushtohet parandalimit dhe mbrojtjes së viktimave të dhunës me bazë gjinore ndaj grave dhe dhunës në familje”, theksoi Trençevska.

Ajo theksoi të folurit e vazhdueshëm dhe të vepruarit kundër dhunës me bazë gjinore, e forcon luftën kundër dhunës.

“Në emër të të gjitha grave në shoqëri, pikërisht ne, gratë e politikës, të cilat gjithashtu nuk kursehemi nga dhuna, duhet të qëndrojmë edhe më me guxim dhe vendosmëri në luftën kundër dhunës. Të solidarizuara dhe të bashkuara, të dënojmë çdo akt dhune dhe të raportojmë e dënojmë publikisht autorët. Le të dënojmë çdo akt dhune në solidaritet dhe së bashku dhe të raportojmë e dënojmë publikisht autorët. Sepse vetëm nëse jemi unikë dhe të bashkuar, pavarësisht nga partia politike nga vijmë, etnia dhe pjesa tjetër e diversitetit tonë, forca jonë do të jetë e pandalshme. Do të shkatërrojë të gjitha stereotipet dhe do ta çojë shoqërinë përpara”, tha ministrja.

Konferenca u organizua nga NDI-RMV në bashkëpunim me programin rajonal të NDI për integritet të partive politike dhe me mbështetjen e BE-së, Rrjetin e Fondacioneve Politike, Qendrën  Ndërkombëtare Olof Palem dhe Qendrën Edukative Evropiane.





Huazuar nga