Kultivim kanabisi në Kurbin/ Vihet në pranga 20-vjeçari, nën hetim kryeplaku (Pamjet me dron)

1


Një 20-vjeçar është arrestuar në Kurbin  në afërsi të banesës së tij, në një zonë me shkurre, janë gjetur të kultivuara kanabis

Gjatë  operacionit policor të koduar “Kamuflimi” u arrestua D. H., 20 vjeç, banues në Fushë Milot për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Kryetari i fshatit ku u gjetën të kultivuara bimët narkotike të cilat u asgjësuan është vënë nën hetim për shpërdorim detyre.

”Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit, duke përdorur dronë dhe shërbime në terren.

Në vijim të veprimeve, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi L. L., 56  vjeç, banues në Fushë Milot, me detyrë kryetar i po këtij fshati, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme”, sipas policisë.


Top Channel





Huazuar nga