Kriza energjetike do reflektojë negativisht ndaj ambientit, prioriteti i vendit duhet të jetë investimi në mjedis

1


Është e nevojshme që në vitet në vijim t’i përkushtohemi sa më seriozisht agjendës së gjelbër dhe të arrijmë të gjitha objektivat e vendosura për një mjedis të pastër, qytetarë të shëndetshëm, energji dhe stabilitet dhe qëndrueshmëri ekonomike, natyrë dhe kafshë të egra të mbrojtur, si dhe qarkore në vend të ekonomisë lineare tashmë dominuese. Këto ishin fjalët e presidentit të vendit Stevo Pendarovski gjatë shënimit të njëzet vjetorit të Qendrës për Hulumtime dhe Informim Mjedisor “Ekosvest”, transmeton Portalb.mk.

Presidenti Pendarovski theksoi se kriza energjetike pritet të ndikojë negativisht në mjedis, andaj duhet që të jemi më ekologjik në veprimet tona, konkretisht të punohet edhe në gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme për mbrojtjen e mjedisit.

“Fatkeqësisht, me krizën energjetike që po thellohet dhe që padyshim do të shkaktojë dhe po shkakton tashmë turbulenca ekonomike, por edhe destabilizimin e mundshëm politik në mbarë botën, do të preket veçanërisht agjenda e gjelbër. Sepse emetimi i CO2 pritet të rritet me riaktivizimin e objekteve që përdorin lëndë djegëse fosile”, theksoi Pendarovski.

Ai theksoi se krahas krizës energjetike, ekonomike dhe ende aktuale shëndetësore, ne dhe gjithë njerëzimi po përballemi me një krizë klimatike, pasojat e së cilës do të jenë apokaliptike nëse nuk ndërmerren veprime në kohë dhe të menduara.

Ekosvest”, është organizatë lider në vend, e cila me sukses ekziston 20 vjet dhe udhëheq politika për zhvillim të qëndrueshëm, transformim të gjelbër të shoqërisë, mbrojtje të mjedisit dhe shëndetit të njerëzve. Sot ajo ndau edhe disa çmime.





Huazuar nga