Inzaghi duhet ta aktivizojë, por ka frikë nga rezultatet negative

1


schedule14:01 – 16 Shtator, 2022

Kristjan Asllani, një emër i vogël në Serie A, por i mirëpritur me shumë dashuri dhe bujë nga tifozët zikaltër. Që nga momenti kur ai mbërriti për vizitat mjekësore, tifozët zikaltër ishin të bindur me dëshirën e tyre për ta patur në ekipin e tyre të zemrës.

Gjithsesi, minutat për Asllanin nuk kanë qenë në dispozicion me fanellën e Interit. Gazeta italiane thekson se ndoshta Inzaghi nuk e aktivizon pasi humbjet e këtij sezoni e kanë rrezikuar. Milan, Bayern dhe Lazio, humbjet me këto ekipe dhe forma jo e mirë e skuadrës zikaltër, kanë bërë që Simone Inzaghi të ketë frikë për aktivizimin e të rinjve si Asllani apo Bellanova dhe Onana.

Dje Calhanoglu rezultoi i dëmtuar, Inzaghi tashmë ka tre lojtarë në dispozicion për të zëvendësuar turkun. Asllani, Mkitaryan dhe Galiardini janë të vetmit mesfushorë që ka në dispozicion, dhe ndeshja e së dielës ndaj Udineses do të jetë vendimtare për të parë nëse mesfushori shqiptar do të ketë minuta të konsiderueshme në këmbët e tij./ h.ll/abcnews.al






Huazuar nga