Gautam Adani zyrtarisht miliarderi i dytë më i pasur në botë, zotëron 146.9 mld dollarë

1


Gautam Adani është zyrtarisht miliarderi i dytë më I pasur në botë duke grumbulluar 146.9 miliardë dollarë.

Adani me origjinë indiane bëhet i pari aziatik që shënon një arritje të tillë duke lënë pas tij Jeff Bezos, themeluesin e Amazon dhe sipërmarrësin hapësinor .

Ngjitja drejt majës e indianit ka qenë shumë e shpejtë. Ai e nisi vitin si i 14-ti në Indeksin e Miliarderëve të Bloomberg, por tani mbi të qëndorn vetëm Elon Musk me 260 miliardë dollarë. Adani fillimisht kaloi Mukesh Ambani të Indisë si personi më i pasur aziatik në shkurt, u bë një centiliarder në prill dhe ia kaloi Bill Gates dhe Bernard Arnault të Francës në dy muajt e fundit.

Aksionet e kompanisë së tij “Adani Enterprises” u rritën në nivele rekord këtë javë dhe disa nga kompanitë e grupit të tij janë rritur më shumë se 1000% që nga viti 2020. Shumica e kompanive të tij janë të përfshira në gazin natyror, minierat e qymyrit dhe prodhimin e energjisë elektrike. Në këto kushte kriza globale e energjisë dhe çmimet në rritje pothuajse e katërfishuan pasurinë e tij. Ndërkohë, aksionet e kompanive teknologjike po ulen gjithnjë e më shumë, me Amazon që ka rënë me më shumë se 26% këtë vit.


Top Channel





Huazuar nga